Posts

Showing posts from May, 2017
Image
Në trupin e njeriut ka afërsisht 100 trilion qeliza. Çdo minut vdesin reth 300 milion prej këtyre qelizave. ·Në qoftë se organizmi i trupit nuk do t’i zëvendësonte në mënyrë të vazhdueshme ato, të gjitha qelizat e trupit do të vdisnin për 230 ditë. UJI: Uji përbën reth 69% të trupit të njeriut. Nëse nga një njeri me peshë 73 kg do të largohej i gjithë uji që përmban trupi i tij, atëherë ai do të peshonte vetëm 29 kg. ELEMENTET: Në trupin e njeriut, përveç ujit, ndodhen edhe shumë lëndë të tjera. Një njeri me trup normal përmban aq yndyrë sa për të prodhuar shtatë kallëpe sapuni, sheqer aq sa për të mbushur një kavanoz, kripë sa për të mbushur gjashtë kripore, karbon sa për të prodhuar 9000 lapsa plumbi, fosfor sa për të prodhuar 2200 fije shkrepëse, hekur sa për të bërë një gozhdë 25 mm, një lugë squfur dhe 30 gram metale të tjera. GJAKU: Nëse qelizat e gjakut do të vendoseshin njëra pas tjetrës, ato do të formonin një varg me gjatësi 96500 km, pra aq të gjatë sa për ...
Image
P Dielli (në Greqisht: Helios, në Latinisht: Sol) është ylli në qendër të Sistemit Diellor dhe është burimi më i rëndësishëm për energji në Tokë. Ka një formë sferike pothuajse perfekte dhe gjendja e tij agregate është plazma. Diametri i tij është 109 herë më i madh se i Tokës, dhe ka nje masë rreth 330,000 herë më të madhe se Toka. Ai perfshin rreth 99.86% të masës totale të Sistemit Diellor. Rreth tre të katërtat e masës së Diellit perbëhen nga hidrogjeni; pjesa tjetër është më së shumti helium. Dielli është një prej më shumë se 100 miliard yjeve tjerë në galaktikën tonë. I klasifikuar në kategorinë G2 dhe shpesh referohet si xhuxh i verdhë. Diametri : 1.390.000 km. Masa : 1.989e30 kg Temperatura : 5537 °C në sipërfaqe Temperatura : 15.000.000 °C në bërthame Dielli është quajtur në mitologji me emra të ndryshëm: Greket e quajtën atë Helios kurse Romaket e quajtën atë Sol. Dielli është objekti më i madh në sistemin diellor. Ai përmban më...

futbolli

Image
Shoqata e futbollit , njohur zakonisht si futboll , është një lojë sportive midis dy skuadrave të përbëra me njëmbëdhjetë lojtarë me një top sferike. Kjo lojë luhet nga 250 milionë lojtarë në 200 shtete, duke e bërë sportin më popullor në të gjithë botën. Loja zhvillohet në një fushë katërkëndëshe me një portë në të dyja anët e fundit të saj. Qëllimi i lojës është të shënosh gol në portën kundërshtare. portieret janë të vetmit lojtarë që mund t'a prekin topin me duar dhe me krahë gjatë kohë që janë vetëm në zonën e penalltisë. Lojtarët e tjerë jashtë kësaj zone përdorin këmbët për të pasur ose për të goditur topin, por gjithashtu mund të përdorin dhe kokën. Skuadra që shënon më shumë gola deri në fund të ndeshjes fiton. Nqs rezultati është i barabartë deri në fund të ndeshjes, ndeshje ose konsiderohet barazim ose ndeshja shkon në kohën shtesë ose në gjuajtjet e penalltisë duke zbaturar formatin e kompedicionit. Rregullat e futbollit janë vendosur në angli nga federata...