P
Dielli (në Greqisht: Helios, në Latinisht: Sol) është ylli në qendër të Sistemit Diellor dhe është burimi më i rëndësishëm për energji në Tokë. Ka një formë sferike pothuajse perfekte dhe gjendja e tij agregate është plazma. Diametri i tij është 109 herë më i madh se i Tokës, dhe ka nje masë rreth 330,000 herë më të madhe se Toka. Ai perfshin rreth 99.86% të masës totale të Sistemit Diellor. Rreth tre të katërtat e masës së Diellit perbëhen nga hidrogjeni; pjesa tjetër është më së shumti helium.
Dielli është një prej më shumë se 100 miliard yjeve tjerë në galaktikën tonë. I klasifikuar në kategorinë G2 dhe shpesh referohet si xhuxh i verdhë.
Diametri : 1.390.000 km.
Masa : 1.989e30 kg
Temperatura : 5537 °C në sipërfaqe
Temperatura : 15.000.000 °C në bërthame
Dielli është quajtur në mitologji me emra të ndryshëm: Greket e quajtën atë Helios kurse Romaket e quajtën atë Sol.
Dielli është objekti më i madh në sistemin diellor. Ai përmban më shumë se 99,8% të masës totale të Sistemit Diellor (Jupiteri përmban pjesën tjetër). Është thëne shpesh se Dielli është një yll. Kjo është e vërtete në kuptimin, që ka shumë të tjerë të ngjashme me atë.
Kuptimi dhe Jeta e Diellit në të kaluarën + ardhmen e tije
1: Lindja 4,5 Miliard Vjet më Parë
4.5: Dielli i kohëve të tanishme
5/8: Rritje e vogël Graduale
9: Rritje e dukshme
10: Transformim në Gjigant të Kuq
11: Transformim në Re Molekulare (Nebula Cloud = Mjegullnaje Molekulare Gazi)
12: Transformim në Xhuxh të Bardhe (White Dwarf = xhuxh i bardhë)
13/4: Humbje të masës në një përqindje të vogël (White Dwarf = xhuxh i bardhë)

Comments

Popular posts from this blog

futbolli