luani

Luani  është një prej llojeve të maceve të mëdha, që i takon gjinisë pantera, pjesë e familjes felidae. Me disa meshkuj që i kalojnë 250 kg në peshë, është macja e dytë më e madhe e gjallë, pas tigrit . Sot, luanë të egër jetojë në afriken sub-sahariane dhe në indi (ku një popullsi e rrezikuar banon në Parkun Nacional të Pyllit të Girit). Në lashtësi, ishin të përhapur në shumicën e Afrikës, duke përfshirë afriken veriore, si dhe ne euroazi, nga greqia dhe evropa luglindore deri në indi. Në fund të Pleistocenit, rreth 10,000 vjet më parë, luani ishte gjitari i madh tokësorë i dytë më i përhapur, pas njerezve: Panthera leo spelaea jetonte në pjesët veriore dhe perëndimore te evropes dhe Panthera leo atrox jetnte në amerike, nga jukoni në peru
Në natyrë, meshkujt rrallë jetojnë më gjatë se 10 deri në 14 vjet, kjo për shkak të lëndimeve të marra nga luftimet e vazhdueshme me meshkujt e tjerë rivalë që shumë reduktojnë jetëgjatësinë e tyre. Në kaptivitet ata mund të jetojnë më shumë se 20 vjet. Ata zakonisht banojnë në savana dhe lëndina, edhe pse ata mund të shkojnë në shkurre dhe pyje. Luanët janë jashtëzakonisht shoqërorë në krahasim me macet tjera. Një tufë luanësh përbëhet nga femra, të quajtura luanesha, dhe këlyshë, si dhe nga një numër i vogël i meshkujve të rritur. Grupe të luaneshave zakonisht gjuajn së bashku, kryesisht thundrakë të mëdhenj. Luanët janë grabitqarë gjahtarë, si dhe kafshë që ushqen me kërma. Edhe pse zakonisht luanët nuk gjuajnë njerëz, disa kanë gjuajtur. Duke fjetur kryesisht gjatë ditës, luanët janë aktiv kryesisht gjatë natës, si dhe ndonjëherë gjatë muzgut.


Comments

Popular posts from this blog

futbolli